Vitia tregon sa janë listat e pritjes në QKUK

14:12 | 01 Dhjetor 2023
vitia-tregon-sa-jane-listat-e-pritjes-ne-qkuk

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se listat e pritjeve në institucionet shëndetësore publike janë duke u trajtuar me prioritet.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së AAK-së, Time Kadriaj rreth kësaj çështjeje, Vitia tregoi edhe përqindjet e pritjes në QKUK dhe në spitalet e tjera të përgjithshme.

Ministria Vitia po ashtu kërkoi nga deputetët që të shkojnë ta vërtetojnë “se secili rast urgjent nuk ka asnjë ditë e asnjë orë të pritjes”.

“Deri më datën 12 dhjetor, është kërkuar nga secili drejtor që të bëhet plani i detajuar për zvogëlimin e listave të pritjes…për mbi një vit janë vetëm dy Klinika të cilat kanë lista të pritjes. Është Kirurgjia vaskulare dhe Ortopedia, kurse pjesa tjetër, një pjesë e madhe 0.2% është deri në një javë, 18.5% është deri në një muaj, 1.8% deri në dy muaj, 2.1% është deri në tre muaj. Po flas në total, 23% është një deri në pesë muaj, 11% është një deri në gjashtë muaj, 11% është 11.6 muaj, dhe 15% është deri në një vit, pa e përmendur atë pjesën tjetër që shkon mbi një vit”.

Komento: