Japonia do të hap ambasadën e saj në Kosovë vitin e ardhshëm.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Tëitter ka treguar se Japonia do të hap ambasadën e saj në Prishtinë vitin e ardhshëm.
Thaçi gjatë ditës është takuar me kryeministrin japonez, Abe Shinzo.
“Një takim i mirë me kryeministrin e Japonisë, Abe Shinzo. I lumtur që Japonia do të hap Ambasadën e saj në Prishtinë vitin e ardhshëm. Shkëmbimet mes dy vendeve janë rritur dhe ne do të mbajmë “Javën e Kulturës Japoneze” së shpejti në Kosovë. Fillim i mbarë i vizitës sime që po marr pjesë në Ceremoninë e Kurorzimit të madhërisë së tij Perandorit Naruhito”, ka shkruar Thaçi në postim.