Viva Fresh Store gjobitet nga Komuna e Prishtinës, kjo është arsyeja

17:11 | 03 Shtator 2019

Viva Fresh Store që funksionon në Bregun e Diellit të Banesat e Bardha po vazhdon ta ndot ambientin ku vepron.

Kjo ka shtyrë inspekcionin e Komunës së Prishtinës që ta gjobis këtë kompani për shkak të hedhjes së bërllogut në ambient të gjelbëruar, përcjell ORAinfo.

Drejtori i inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se pavarësisht gjobës që iu shqiptua para 3 ditëve, biznesi i njëjtë, në degën e njëjtë, e bën shkeljen e njëjtë.

“Duhet ta kenë të qartë: Nuk do t’i tolerojmë që ta trajtojnë kësisoj mjedisin përreth.

Do të ndërmarrim masa çdo ditë, derisa të mësohen se si t’i menaxhojnë mbeturinat e tyre. Sot, edhe një gjobë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai ka treguar se për ndotje të ambientit, kësaj radhe Viva Fresh Store është gjobitur me 200 euro. /ORAinfo/

Komento: