“Viva Fresh” u përfshi nga flakët, ja çfarë deklaron kryetari Gjini

18:50 | 10 March 2019

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Viva Fresh Store në Gjakovë.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është deklaruar pas përfshirjes nga zjarri i supermarketit “Viva Fresh” në këtë komunë

Gjini nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, fat i mirë është se nuk ka pasur viktima në njerëz.

Sipas tij, në komunën e Gjakovës në 36 orët e fundit janë shfaqur mbi 80 zjarre kryesisht në male dhe fusha.

“Është tejet e papërgjegjshme sjellja e individëve të caktuar, të cilët duke gjetur mënyra brutalisht të papërshtatshme të punëve në fusha, e vëjnë në rrezik jetën e njerëzve, pasurinë publike dhe i shkaktojnë dëme të pariparueshme mjedisit jetësorë”, ka shkruar Gjini.

Shkrimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkaq një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë përpjekeve për të shuar zjarrin e madh që kaploi marketin “Viva Fresh”.

Gjatë ditës së sotme po ashtu është raportuar për zjarre në pjesë të ndryshme të Kosovës, ku janë përfshirë zona malore.

Komento: