Vizat për Kosovën- Haradinaj ka një lajm të mirë

12:44 | 25 Janar 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka premtuar se në qershor mund të hiqen vizat.

Haradinaj pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka folur sërish për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se muaji i qershorit, është mundësi për liberalizimit të vizave, duke shtuar se Presidenti Thaçi ka të drejtë.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është opsion real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodh, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Thaçi ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Komento: