Vizat për shtetasit e Shqipërisë, Amerika jep lajmin e shumë pritur

11:40 | 28 Mars 2022

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka ndarë një lajm të mirë për vendin ku është me mision.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin vlefshmërinë e vizave nga 3 në 10 vjet.

Për qytetarët e Shqipërisë që marrin vizë turistike apo biznesi më 1 prill ose më pas, viza do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo tre si deri më tash.

“Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në dhjetë vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2032”, ka thënë Kim.

Sipas saj, vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Komento: