Vizita e Johannes Hahn në Kosovë, ja ҫfarë thotë Haradinaj

09:36 | 17 Janar 2019

Gjatë ditës së sotme, pritet që Kosovës ta vizitoi Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

E për këtë vizitë ka folur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hahn do të takohet edhe me Haradinaj sot pasdite.

Hahn po e viziton Kosovën në një kohë kur qeveria e vendit është vënë nën presiohn nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian për ta hequr taksën prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur dy muaj më parë.

“Kosova ka të arritura në agjendën europiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën. Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide”, tha Haradinaj të enjten në mëngjes pasi vendosi lule te shtatorja e Skenderbeut në qendër të Prishtinës, në shënim të përvejtorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar.

Komento: