
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar sot pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani, te kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, veprim ky që e quajti turp të madh.
Në postimin e tij në Facebook, Muharremi tha se vizita e saj tregon që e para e shtetit “nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon Kushtetua”. Madje, ai ka shkuar më tej, duke u shprehur se me këtë arst, po tregon që edhe hise ka në fitoren në Mitrovicë.
“Sot na paska turpnu Presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakont, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë.
Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me urue në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?”
Muharremi tutje tha se tashmë po kuptohet që Osmani po pozicionohet për kthim në politikë.
“E ndoshta, ajo edhe e paska bë ndarjen e LDK-së në Vushtrri dhe gjithë ato situata ku pa lejen e kryesisë u bë marrëveshja me LVV. Kuptohet që ajo po pozicionohet për kthim në politikë, por derisa ende është në pozitën e presidentit, ajo duhet me qenë e paanshme dhe me u ruajt pak, jo për vete medoemos, por për pozitën që përfaqëson.”
Në fund, ai shprehet se “ kur ja shton faktin që gjithashtu e ka shty bllokadën dhe krizën duke i thënë një mandat të dytë LVV-së pa pasur fakte, e që pastaj dështoj… të gjitha këto janë fakte dhe argumente që ajo nuk paska qenë asnjëherë e pavarur si e kërkon roli i saj.”