Vizita në Koumbi/ Osmani dhe Cepeda flasin për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

18:38 | 26 November 2024
vizita-ne-koumbi/-osmani-dhe-cepeda-flasin-per-fuqizimin-nderkombetar-te-kosoves

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda

“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës-presidenti e kryetarë të Komisioneve.

Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”, ka shkruar Osmani.

Komento: