
Në 669 ka shkuar numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.
Infektologu Valbon Krasniqi ka bërë një rikapitulim të 6 javëve që prej kur koronavirusi u shfaq në Kosovë.
Ai thotë se ka vizituar sot 47 pacientët me COVID në QKUK.
Ai shkruan:
6 javë COVID-19 në Kosovë:
Më shumë të shëruar – se sa të spitalizuar në Klinikë
Sot e 6 javë më parë filloi pandemia COVID-19 në Kosovë
U konfirmuan 669 persona COVID pozitiv
U spitalizuan 130 prej tyre
U shëruan 70 nga ta ( nga të spitalizuarit)
Sonte ne Klinikë- vetëm 47 pacientë.
Numri më i vogël në këto 2 javët e fundit.
Sapo i vizitova të gjithë, të 47 pacientët, në mesin e tyre fëmijë 5 vjeç, gra shtatëzëna, por edhe të moshuar.
Ne punojmë pa u lodhur për shërimin e tyre, por së bashku me punën tonë të ju ndihmoj edhe lutja juaj në këtë Muaj të madhërishëm të Ramazanit.
Urime Besimtarëve Myslimanë Muaji i Ramazanit