Vizitorë nga Bosnja hyjnë pa viza në Kosovë, priten nga zëvendëskryeminsitrja Rexhepi

02:08 | 01 January 2025
vizitore-nga-bosnja-hyjne-pa-viza-ne-kosove,-priten-nga-zevendeskryeminsitrja-rexhepi

Një grup i vizitorëve nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë pa viza në territorin e Kosovës me të kaluar ora 12:00 pas mesnate.

Grupi është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi në pikëkalim kufitar. Janë vizitorët e parë nga Bosnja që hyjnë pa viza në Kosovë.

Që nga 1 janari qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në Kosovë, pas marrëveshjes së arritur në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar se Kosova do t’ua heqë vizat qytetarëve të Bosnjës, ndonëse Bosnja nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen dhe se qytetarëve të Kosovës u kërkohet viza të hyjnë në Bosnjë.

Komento: