Vjedhja e rëndë në Shtime, ka zhvillime të reja

13:02 | 12 August 2019

Javën që lamë pas ndodhi një grabitje e rëndë në Shtime.

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Ferizajt i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit të tretë për grabitjen që është bërë javën e kaluar në Shtime.

Para pesë ditësh në Shtime katër persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e një mërgimtari për të vjedhur. Ata kishin hasur në rezistencë nga pronari i shtëpisë të cilin e kishin plagosur. Pronari i shtëpisë bashkë me vëllain e tij u përleshën me mjete të forta me njërin prej hajnave, ku si pasojë e lëndimeve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Gjykata me 10 gusht ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve tjerë, ndërsa sot ka caktuar masën e paraburgim edhe ndaj të dyshuarit të tretë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës.

Në komunikatë e Gjykatës jepen edhe detajet se si ka ndpodhur rasti mbrëmjen e 7 gushtit në Shtime.

“I pandehuri dyshohet se më 7 gusht 2019, në Shtime, duke vepruar si anëtar të grupit së bashku me A.T.1, A.M dhe F.G., (i ndjerë), me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëmë të të dëmtuarit N.N., në atë mënyrë që fillimisht të pandehurit janë takuar në Prishtinë dhe me veturë kanë shkuar në drejtim të Shtimës, dhe rrugës së tranzitit janë futur në fshatin Petroviç, ku aty kanë ndalur veturën dhe nga e njëjta kanë dal i pandehuri A.T., së bashku me tani të ndjerin F.G. dhe A. dhe A. kanë mbetur në veturë, ashtu që të njëjtit të armatosur janë futur në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marr shumën e të hollave prej 24.000 franga, ku në atë momentë janë hetuar nga ana e familjarëve dhe gjatë përleshjes në terasën e shtëpisë, i dëmtuari N.N. mbetet i plagosur me armë zjarri dhe në atë gjendje së bashku me të dëmtuarin tjetër A.N., i ndjekin nga pas dhe pas diku 200-300 metra e kapin të pandehurin F. ku edhe aty përleshën me ç’rast në vendin e ngjarjes mbetet i vdekur F.G., ndërsa të pandehurit e tjerë me të dëgjuar krismat e armës dhe largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”, theksohet në komunikatë

Komento: