Vjedhja në Dremjak të Ferizajt, policia arreston edhe dy të mitur

15:38 | 03 Prill 2025
vjedhja-ne-dremjak-te-ferizajt,-policia-arreston-edhe-dy-te-mitur

Policia ka arritur të arrestojë edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç.

Për të njëjtën vjedhje, policia ka arrestuar më 31 mars tre të dyshuar, A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Komento: