Vjedhje 40 mijë euro në Prishtinë, dalin detaje rreth rastit

21:02 | 09 Dhjetor 2019

Janë prangosur dy persona pas një vjedhje në Prishtinë.

Policia njofton se ka prangosur dy persona për vjedhje të rëndë, që ka ndodhur një muaj më parë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se sot janë prangosur dy persona, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm të jenë te përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur me datën 12 nëntor në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një dyqan, ku janë vjedhur pajisje medicinale në vlerë 40.000 euro.

“Personat e dyshuar pas prangosjes me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e personit te trete te dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë dhe aktualisht ndodhet ne arrati”, ka thënë Ahmeti.

“Hetuesit policor ne kuadër të këtij aksioni, ka kryer tri bastisje ne tri lokacione ku ka gjetur dhe sekuestruar një numër të madh të pajisjeve medicinale , 1 karikator, te armës AK 47, 76 fishekë etj. Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës praparake”.

Komento: