Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Sipas informacioneve të para nga ky rast janë grabitur mbi 500 euro, në një pompë të derivateve.
Kjo është konfirmuar nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve”, ka theksuar ai.
Sipas Shabanit, në këtë incident nuk ka të lënduar.