Vjedhje e armatosur në një pompë derivatesh në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

17:37 | 16 Janar 2023

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Sipas informacioneve të para nga ky rast janë grabitur mbi 500 euro, në një pompë të derivateve.

Kjo është konfirmuar nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve”, ka theksuar ai.

Sipas Shabanit, në këtë incident nuk ka të lënduar.

Komento: