Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë

13:49 | 14 Prill 2019

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Ankuesja femër me dy shtetësi, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur në parkingun e një Restoranti i kanë thyer xhamin e automjetit.

Me kërë rast i kanë vjedhur një çantë të krahut ku në të kishte pasur; pasaportën Amerikane, pasaportën e R. Kosovës, stoli ari dhe bizhuteri.

Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.

Komento: