Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Suharekës.
Stoli në vlerë të konsiderueshme janë vjedhur në Suharekë.
Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.
Lidhur me rastin, i cilësuar nga PK si vjedhje e rëndë, njësitet policore janë duke kryer hetimet e nevojshme.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlere të konsiderueshme. Lidhur me rastin njësitet policore janë duke kryer hetime”.