Vjedhje e rëndë në këtë komunë

10:33 | 25 Janar 2019

Në komunën e Vushtrrisë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur dyshohet se me forcë kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dh i kanë vjedhur ari në vlerë prej tre mijë eurove, 100 euro të gatshme dhe një telefon në vlerë prej 80 euro.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurori, dy nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa, dy janë liruar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dy prej tyre të mitur, pasi që dyshohet se me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe i kanë vjedhur stoli ari në vlerë (tre mijë) 3000 euro, (njëqind) 100 euro para të gatshme dhe një telefon në vlerë (tetëdhjetë) 80 euro. Me vendim të prokurorit dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy janë liruar”, njofton policia.

Komento: