Vjedhje e rëndë në Pejë, vihen në pranga tre persona

14:40 | 22 Dhjetor 2019

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Pejë.

Njoftoheni se më datë 22.12.2019 rreth orës 00:10, në stacionin policor Pejë, viktima e rastit shtetase e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se me datën 21.12.2019 rreth orës 21:45 ishte ndalur ne rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyre në marketin Fresh, veturën e saj e kishte lenë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale.

Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty.

Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48h.

Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që të kanë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre.

Komento: