Një vjedhje mjaftë e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se dje në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Një pronar i një shtëpie ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para, stoli dhe një mjet zjarri me leje.
Për këtë rast ende nuk ka të ende të prangosur.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një mjet zjarri me leje valide”, tha policia.