Vjedhje e rëndë në Prizren, policia jep detaje rreth rastit

10:07 | 20 Prill 2019

Një vjedhje mjaftë e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se dje në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Një pronar i një shtëpie ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para, stoli dhe një mjet zjarri me leje.

Për këtë rast ende nuk ka të ende të prangosur.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një mjet zjarri me leje valide”, tha policia.

Komento: