Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në ‘Albi Mall’.
Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje brenda objektit të “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës.
Një person i ka vjedhur telefonin një gruas.
I dyshuari është prangosur nga policia dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Albi Mall” Veternik, 05.04.2019 – 19:30. Është prangosur i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti është identifikuar se i ka vjedhur telefonin ankueses femër K/Shqiptare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.