Vjedhje në Lipjan/ Hajnat marrin në një shtëpi para, stoli ari e gjëra me vlerë

15:09 | 12 Gusht 2023
vjedhje-ne-lipjan/-hajnat-marrin-ne-nje-shtepi-para,-stoli-ari-e-gjera-me-vlere

Një vjedhje ka ndodhur të premten në orën e mbrëmjes në fshatin Banullë të Lipjanit.

Policia, ka njoftuar se rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë.

Ai ka deklaruar se nga shtëpia i janë vjedhur para të gatshme, stoli ari e gjëra tjera me vlerë.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh.Banullë, Lipjan, 11.08.2023-20:42. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari e gjëra tjera me vlerë.

Komento: