Vjedhje në tri objekte të spitalit të Gjakovës

19:08 | 28 October 2024
vjedhje-ne-tri-objekte-te-spitalit-te-gjakoves

Një punonjës i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda”, ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të kësaj qendre shëndetësore.

Tri objektet ku raportohet të ketë ndodhur vjedhja, përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe depo teknike.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezeaj, i cili tha se rasti i cilësuar si “vjedhje e rëndë” po hetohet.

Komento: