Vjehrra befason Elitën me këtë urim për ditëlindje

15:06 | 28 Qershor 2020

Elita feston ditëlindjen, nëna e Gjikos ka një urim për të.

Moderatorja e njohur shqiptare Elita Rudi sot feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes ajo ka marrë shumë urime nga miq, familjarë e fansa të saj, shkruan Indeksonline.

Një urim mjaft të veçantë i ka bërë edhe vjehrra e saj, pra nëna e burrit të saj Gjikos, e cila përmes një postimi në Instagram, i ka uruar nuses ditëlindjen.

“Një miqësi ndryshe nga të tjerat, qysh nga fillimi. Një lidhje që buron nga thellësia e zemrës sime. Asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur dashurinë për ty, ishte një ëndërr që u bë realitet që të kam ty nuse”, ka shkruar ajo në urimin dedikuar nuses së djalit të saj reperit Gjiko.

Komento: