Vjehrra e mban Afronën në pëllëmbë të dorë, ia zbukuron nuses ditën me një gjest të vogël

17:10 | 27 Dhjetor 2020

Nëna e Bleros e mban Afronën në pëllëmbë të dorës! I zbukuron nuses ditën me një gjest të vogël.

Në shtator të vitit të shkuar, Blero Muharremi dhe Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Tashmë ata janë zyrtarisht burrë e grua, edhe pse ju është dashur që këto kohë të jetojnë larg njëri-tjetrit. Megjithatë fundviti i ka bërë bashkë dhe duket se ata po jetojnë momentet më të bukura si çift me familjarët e tyre.

Afrona ka treguar se këto ditë ka qenë e pranishme në familjen e Bleros dhe me një gjest nga nëna e këngëtarit na ka zbuluar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën. Ajo ka treguar se mëngjesi ka nisur pak vonë për të, por dita i është zbukuruar sapo ka gjetur disa petulla të përgatiitura nga duart e vjehrrës.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të petullave e përkrah tyre ka shkruar: “Petulla nga vjehrra ime”.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme e ka bërë darkën Afrona, një tavë lasagna, që duket se ju ka pëlqyer të gjithëve. Bukuroshja bjonde ka treguar se gëzon raporte shumë të mira edhe me të bijën e Bleros, Tarën, me të cilën ka realizuar disa foto me rastin e festave të fundvitit.

Po ashtu ajo ka një marrëdhënie shumë korrekte me ish-bashkëshorten e këngëtarit, Teuta Krasniqi, e cila ditën e djeshme i bëri një dhuratë Afronës me rastin e festave të fundvitit.

Komento: