Kështu uron vjehrra Duan për ditëlindje.
Dua Lipa ka kaluar një ditë të bukur në ditëlindjen e saj të 24.
Ajo ka festuar me të dashurin e saj dhe në mesin e miqve më të ngushtë në një vend pranë oqeanit.
Ndërsa Dua ka marrë edhe shumë urime nga njerëz anë e kënd botës, e përveç miqve, ajo është uruar edhe nga familja dhe thuajse e gjithë familja e të dashurit.
Gigi Hadid, motra e madhe e Anwar, ka postuar një foto me Duan, duke e qujtur ‘engjëll’ në urimin për ditëlindjen, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa urimi për Duan nuk ka munguar as nga vjehrra e saj, nëna e Anwar Hadid, Yolanda.
Yolanda ka postuar një foto të Duas ku shihet afër djalit të saj, Anwar, duke e uruar për ditëlindjen e 24.
Edhe Dua ka shpërndarë këtë postim në profilin e saj në Instagram.