Vjehrra nga Malisheva e largon nusen nga shtëpia, nuk e lënte të gatuajë me shporet të rrymës

19:24 | 11 December 2022

Vjehrra nga Malisheva s’e lë nusen të gatuaj në shporet të rrymës, e dëbon nga shtëpia.

Një zënk jo aq e zakonshme mes një vjehrre dhe nusës në fshatin Guriq të Malishevës, nuk përfundoi aspak mirë, motivi për zënkën mes tyre është banal, pasi që mollë sherri është bërë përgatitja e ushqimit në shportin e rrymës.

Bazuar në dëshminë e nuses, vjehrra e saj nuk e kishte lejuar atë që të përgatis bukën në shporetin e rrymës, duke i thënë që ta përdor shporetin i cili ndizet me dru.

Sipas saj, ani pse ajo tentoi të përgatis ushqimin në shportin me dru, sërish u pengua nga vjehrra e saj dhe më pas situata kishte eskaluar në ofendime e fyerje mes njëra-tjetrës.

Sinjali mëson se vjehrra e nxehur me nusen dyshohet se e ka atë duke e kapur për krahu dhe duke e dëbuar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj.

Në zënkën mes tyre ishte përfshirë është burri i nuses i cili ndodhet jashtë shtetit dhe i njëjti me një mesazh në telefon i kishte kërkuar bashkëshortes së tij që fëmijët t’i dërgojë në shtëpinë e përbashkët, ndërsa ajo të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e prindërve. Në të kundërtën, sipas tij do të përkeqësohet situata.

Komento: