“Vjehrra s’më donte se isha nga fshati, pija shumë qetësues”, Fifi bën deklaratën e madhe për ish të dashurin

19:55 | 20 Tetor 2021

Fifi është njëra nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të parë të Big Brother VIP.

Marrëdhënia e saj me Granitin ka bërë që dyshja të përfliten shumë, duke qenë se javën e kaluar ata kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.

Pavarësisht kësaj, ka raste kur këngëtarja nga Kosova i rikthehet historisë së kaluar që ka pasur.

Gjatë ditës ajo ka treguar se i dashuri i saj i ka thënë edhe ta linte muzikën, e madje ka treguar se nëna e tij nuk e ka pëlqyer atë.

“Nëna e tij nuk më donte pasi isha vajzë nga fshati. Kam pirë diazepam dhe qetësues të shumtë”, ka treguar këngëtarja.

Derisa mbrëmë, e pyetur nga Donaldi nëse do e puthte Graniti çfarë do bënte, Fifi është shprehur se edhe ajo do ia kthente me puthje, derisa ka shtuar se dëshiron ta njeh se si është pasi është vetëm fillimi.

Komento: