Vjehrri rrah nusen e djalit

11:32 | 11 Janar 2023

Një person është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe se viktima ka marrë tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: