Vjen alarmi nga shkencëtarët, koronavirusi mund të infektojë dy të tretat e globit

18:39 | 15 February 2020

Koronavirusi mund të infektojë dy të tretat e globit.

Ndërsa numri i rasteve të prekur me coronavirus rritet në mënyrë dramatike në Kinë, një shkencëtar i lartë i sëmundjes infektive paralajmëron se gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë.

Dy të tretat e popullsisë së botës mund ta kapnin atë, raporton Bloomberg, transmeton Telegrafi.

Kështu thotë Ira Longini, një këshilltare në Organizatën Botërore të Shëndetit që gjurmoi studimet për transmetueshmërinë e virusit në Kinë. Vlerësimi nënkupton që përfundimisht mund të ketë miliarda më shumë infeksione sesa numri zyrtari aktual me rreth 60,000.

Nëse virusi përhapet kudo tjetër në atë masë, ai do të tregojë kufizimet e masave të rrepta të kontrollit të Kinës, përfshirë zonat e karantinës të banuara nga dhjetëra miliona njerëz.

Karantinat mund të ngadalësojnë përhapjen, por virusi pati mundësinë të bredh në Kinë dhe më gjerë përpara se të hynin në fuqi, tha Longini. Numri me rastet e të infektuarve u rrit me po thuajse 15,000 të enjten pas zgjerimit të metodave të diagnostikimit.

Modelimi i Longini bazohet në të dhëna që tregojnë se çdo person i infektuar transmeton normalisht sëmundjen te dy deri në tre persona të tjerë.

Komento: