UEFA dënon edhe Manchester United dhe PSG
Pas Sergio Ramos, edhe Manchester United dhe Paris Saint Germain janë ndëshkuar nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka vendosur që t’i gjobitë skuadrat e PSG dhe Man Utd, transmeton lajmi.net.
Pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët, Manchester United janë dënuar me 13mijë e 700 funte/
Në anën tjetër, kampionët e Francës, për po të njëjtën arsye janë dënuar me 35 mijë funte.
Gjithë këto probleme kishin ndodhur në përballjen e parë të zhvilluar mes dy skuadrave, në kuadër të 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.