Vjen edhe njoftimi zyrtar nga Man Utd për shkarkimin e Ruben Amorim

12:33 | 05 Janar 2026

Ruben Amorim nuk është më trajner i Manchester United pas 14 muajve në krye të klubit.

Lajmi i bë i ditur në mediat e ndryshme angleze, derisa tani ka ardhur njoftimi edhe nga klubi.

Djajtë e Kuq kanë falënderuar portugezin për kontributin e tij dhe i kanë uruar më të mirat.

“Ruben Amorim është larguar nga posti i trajnerit kryesor të Manchester United. Ruben u emërua në nëntor 2024 dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së Ligës së Evropës në Bilbao në maj”.

“Me Manchester Unitedin që renditet në vendin e gjashtë në Ligën Premier, udhëheqja e klubit ka marrë me ngurrim vendimin se është koha e duhur për të bërë një ndryshim”.

“Kjo do t’i japë ekipit mundësinë më të mirë për një përfundim sa më të lartë në Ligën Premier.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin për kontributin e tij në klub dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen. Darren Fletcher do të marrë drejtimin e ekipit kundër Burnley të mërkurën”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.

Komento: