Vjen edhe reagimi i kompanisë që shkaktoi aksidenti, e papritur çfarë thonë

21:38 | 07 March 2019

Reagon kompania “Uji i Pejës”.

Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.

Përkundër që besohet se aksidenti kishte ardhur si pasojë e defekteve në frerët e kamionit, Kompania me pronar Enis Tiganin, me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e nevojshme.

Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Nga ana tjetër, organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë

Komento: