Vjen edhe reagimi i Xhakës pas kritikave

22:41 | 26 Dhjetor 2020

Xhaka reagon.

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook, pas fitores së Arsenalit ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.

Granit Xhaka ka reaguar pas kritikave të shumta që ishin drejtuar drejt tij, ai sot shënoi një gol fantastik në fitoren 3 – 1 të Arsenalit ndaj rivalit londinez Chelsea.

Xhaka shënoi në minutën e 44′, dhe bëri paraqitje fantastike. Paraqitja e tij u komplimentua edhe nga menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, i cili tha se 28 vjeçari ka treguar karakter dhe po punon shumë në stërvitje poashtu u shpreh i kënaqur me angazhimin e tij në lojë, transmeton lajmi.net.

Kapiteni zviceran ishte njëri ndër më të vlerësuarit në fushë, ai kishte notën mesatare 7.4, njëra nga më të lartat në ndeshje.

Ai bëri një postim në rrjetin e tij Facebook, ku tha: ‘Ndonjëherë veprimet flasin më shumë se fjalët. Krenar për ekipin tonë sonte’.

Më poshtë mund të shihni postimin e tij.

Komento: