Vjen ‘goditja’ e madhe nga Barcelona, po e transferon super-yllin

21:00 | 01 Gusht 2019

Duket se Barcelona është gati për një transferim të ri.

Skuadra e Barcelonës po synon të kryej një tjetër transferim nga Ajax Amsterdami.

Pas transferimit të Frenkie de Jong, duket se Barca po synon të rrëmbej edhe anësorin brazilian, David Neres.

Sipas ‘Don Balon’, Barca po shqyrton opsionin që të heq dorë nga ndjekja e Neymar dhe të kthehet kah Neres i Ajax.

Reprezentuesi brazilian mund të jetë rekrutimi i radhës nga Ajax , pas mesfushorit De Jong.

Neres këtë vit debutoi edhe me kombëtaren e Brazilit, dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Amerikës.

Komento: