Vjen ‘goditja’ e radhës për Balen nga Real Madrid

19:50 | 29 Korrik 2019

Gareth Bale nuk po kalon periudhë shumë të mirë.

Bale nuk do të udhëtojë me Real Madridin në Munich për një turneun parasezonal Audi Cup, pasi dështoi marrëveshja që ai ti bashkohet një klubi në Kinë

Sipas BBC, Bale nuk është në gjendje të mirë mendore pasi presidenti i Realit, Florentino Perez, e pengoi atë që ti bashkohet skuadrës nga Kina Jiangsu Suning.

Javën e kaluar, trajneri i Realit, Zinedine Zidane tha se 30 vjeçari ishte “shumë afër për t’u larguar”, pasi që ai nuk është në planet e tij.

Zidane kishte shtuar se largimi i tij “është i mirë për të gjithë”.

33 herë kampionët e Spanjës do të luajnë kundër ish klubit të Bale, Tottenham të martën, në ndeshjen e tyre hapëse të turneut në të cilin marrin pjesë edhe Bayern Munich dhe Fenerbahce.

Bale i ishte bashkuar klubit spanjoll për 85 milionë funte më 2013, që ishte rekord botëror në atë kohë.

Ai ka edhe tri vite kontratë me klubin nga Bernabeu ku ka fituar katër Liga të Kampionëve, një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe tri SuperKupa të UEFAs dhe tri të Botërorëve të Klubeve.

Uelsiani shënoi tri gola, plus një penallti, në katër finale të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, të cilat ata i fituan më 2014, 2016, 2017 dhe 2018.

Megjithatë, problemet më lëndime kanë bërë që ai të startoj vetëm 79 ndeshje në katër sezonet e tij në La Liga.

Ai luajti 42 ndeshje për Real Madridin sezonin e kaluar dhe ishte fishkëllyer nga tifozët vendor disa herë gjatë sezonit.

Raportohet se Reali ka bllokuar kalimin e Bale për shkak se ka kërkuar nga kinezët që të paguhen 100 milionë për lojtarin.

Komento: