Koronavirusi është shëndrruar në një frikë të vërtetë për të gjithë.
Është rritur në 2005 numri i viktimave nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, tashmë zyrtarisht i njohur si Covid-19.
Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, thuhet se numri i të prekurve nga virusi është rritur 74185, prej të cilëve 11977 ndodhen në gjendje të rëndë.
Numri i viktimave në Kinë dhe Hong Kong arriti në 2005, ndërkohë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi është ulur në 5248 dhe numri i personave që ndodhen nën trajtim në 135 881.
Ndërsa, numri i personave të shëruar nga Covid-19 ka arritur në 14 376.
Jashtë territorit të Kinës, numri i të prekurve nga virusi është rritur në 62 në Hong Kong dhe 10 në Macao.