Vjen lajmi “bombë” ! 4.4 miliardë po blihet United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vjen lajmi “bombë” ! 4.4 miliardë po blihet United

22:27 | 16 Shkurt 2019

Pronari i Manchester United mund të ndryshojë.

Princi i Arabisë Mohammad bin Salman shpreson të bëhet pronari i ri i Manchester United dhe është gati të ofrojë 4,4 miliardë euro.

Ky lajm vjen pasi është raportuar më parë se drejtuesit e Man United janë duke kaluar shumë kohë në Arabinë Saudite.

Familja amerikane bleu klubin për 900 milionë euro rreth 14 vite më parë, por e kanë rënduar me borxhe të mëdha.

Mesa duket, regjimi i tyre mund të ketë një fund të lumtur, pasi janë pranë përfitimeve të frikshmeve 2.5 miliardë euro.

Tani princi saudit, familja e të cilit ka një pasuri rreth 900 miliardë euro, shpreson të bindë pronarët aktualë familjen Glazer ta shesë klubin.

Burime pranë Old Trafford gjithmonë kanë mohuar zërat se Glazer-at duan ta shesin, por oferta stratosferike mund të jetë e parefuzueshme.

Komento: