Agjentja e Mauro Icardi, Wanda ka siguruar Interin se ai do të rinovojë 100 për qind për nerazurrët.
Wanda Nara dhe qëndrimi i saj në Argjentinë qoi në dyshime se çfarë do të ndodh me sulmuesin argjentinas,por ai ka konfirmuar se ai do të mbetet në Seria A përcjell ORAinfo.
“Kur klubi vendos se është momenti i duhur për të na thirrur, ne do të përgjigjemi dhe do të ulemi me ta.
“Ka një mundësi reale për të qëndruar në Inter për një kohë të gjatë. Unë kam marrë sinjale pozitive, kështu që shpresoj se mund të jetë një javë e rëndësishme”, ka thënë Wanda./ORAinfo/