Kjo gjë që do të vendosët përfundimisht pas ndeshjes të së dielës.
Real Madrid po merr një vendim të madh sa i përket çështjes së trajnerit të skuadrës.
‘Goal’ shkruan se Jose Mourinho do të emërohet trajner i përkohshëm i skuadrës, për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net.
Pas një prej javëve më të këqija në historinë e klubit madrilen, duket se Santiago Solari do të largohet nga stoli i ‘Los Blancos’.
Ekzekutivi i Real Madrid thuhet se pas një takimi katër orësh kanë vendosur që Mourinho të jetë një opsion për trajnerin e skuadrës, në pjesën e mbetur të sezonit.
Kjo gjë që do të vendosët përfundimisht pas ndeshjes të së dielës, që Real Madrid e luan kundër Real Valladolid.