Gjendja e Iker Casillasit është e mirë, kështu ka njoftuar skuadra e Portos.
Portieri spanjoll ka pësuar një atak në zemër gjatë stërvitjeve në ditën e mërkurë, për t’u shtruar me urgjencë në spitalin e Portos.
Lajmin për atakun në zemër të Casillas e ka konfirmuar edhe Porto, përmes një komunikate.
Skuadra portugeze tutje sqaron se gjendja e 37 vjeçarit është mirë, stabile dhe problemi me zemër tashmë është zgjidhur.
Casillas që së fundi ka nënshkruar kontratë të re me Porton, pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.