Vjen lajmi i madh nga Milot Rashica

19:54 | 12 Shtator 2019

Është rikthyer Milot Rashica.

Futbollisti kosovar e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit dhe këtë javë ka ushtruar me ekipin. Rashica është i gatshëm për Ëerder Bremenin këtë fundjavë

Milot Rashica ishte njëra prej mungesave më të mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim tek Ëerder Bremeni javë më parë, i cili e la jashtë ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Anglinë, në kualifikimet e Euro 2020.

Sidoqoftë, Rashica u pa në Prishtinë në mbështetje të ekipit në ndeshjen me çekët.

Më pas, ai e mori rrugën drejt Gjermanisë për t’ju rikthyer stërvitjeve.

Vushtrriasi ka ushtruar gjatë kësaj jave dhe është i gatshëm për Ëerder Bremenin për këtë fundjavë në Bundesliga.

Ai e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke ushtruar dhe i uritur për të luajtur përsëri.

Rashica ishte futbollisti më i mirë i Ëerderit sezonin e kaluar.

Komento: