Vjen lajmi i madh nga Neymar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vjen lajmi i madh nga Neymar

00:01 | 05 Dhjetor 2022

Koreja e Jugut do të ketë një gajle më shumë.

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Koresë së Jugut do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të 1/16-ës së finales.

Para kësaj ndeshje, në pikëpyetje ishte ylli i Brazilit, Neymar JR, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Serbisë.

Por, sipas raportimeve të fundit nga Brazili, Neymar pritet të jetë gati për ndeshjen e nesërme.

Madje, gjasat janë të mëdha që anëtari i PSG të startojë nga minuta e parë.

Brazili shihet si skuadër favorite për të kaluar në raundin tjetër të garave, aty ku tashmë kanë arritur Holanda, Argjentina, Anglia e Franca.

Komento: