Vjen lajmi i madh për tifozët e Romës

21:04 | 05 Dhjetor 2019

Ka ardhur lajmi i madh për tifozët e Romës.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka dhënë lajmin e madh për tifozët e Romës, lidhur me Edin Dzeko.

Roma do të ketë punë me liderët e Serie A, Inter, gjatë së premtes, ndeshje kjo që pritet të jetë mjaft e vështirë për ‘Giallorossi’.

Por, para këtij testi të vështirë, Roma ka marrë lajm të mirë nga ylli kryesorë i skuadrës, Dzeko.

“Dzeko ka stërvitur me ne dhe është gati të luajë” ka thënë Fonseca në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.

“Duhet të them se nuk diskutoj për skuadrën sot, pasi nesër do të zgjedh 11-ën startuese” shtoi trajneri i Romës.

Raportime nga medie të ndryshme bënin të ditur se boshnjaku do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme, por Fonseca ka hedhur poshtë këto zëra.

Komento: