Koronavirusi është shndrruar në një frikë të vërtetë për të gjithë.
Numri i infektimeve nga koronavirusi i ri duket se po bie në Kinë, njoftoi OBSH, duke cituar një raport të ri mjekësor, që ka analizuar më shumë se 44000 raste me COVID-19.
Sidoqoftë, kreu i operacioneve të emergjencës së OBSH-së, Mike Ryan tha në një konference për shtyp, në Gjenevë, se është shumë herët për të treguar nëse kjo rënie e raportuar do të vazhdojë.
Raporti tregon, gjithashtu, se 80 % e pacientëve shfaqin vetëm simptoma të lehta, ndërsa 14 % vuajnë nga ndërlikime të rënda, si pneumonia, 5 % janë në gjendje kritike dhe 2 % vdesin nga sëmundja.
Përtej zonës kryesore të COVID-19, në provincën Ëuhei, në Kinë, rastet e infektimit kanë mbetur relativisht të rralla, theksoi Ryan.