Vjen lajmi i papritur, Mourinho te gjiganti i madh

14:50 | 09 Qershor 2019

Trajneri portugez, Jose Mourinho po ktheht përsëri në futbollin angelz.

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Newcastle United, klubit nga Premierliga që shumë shpejt pritet të jetë në pronësi të një sheiku arab.

Portugezi po sheh me vëmendje situatën me klubin historik të Anglisë dhe të ardhmen e Rafael Benitezit.

Këtij të fundit i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka rinovim mes palëve. Newcastle mund të përfundojë në duart e sheikut Khaled bin Zayed Al Nehayan.

Multimilioneri është shumë pranë marrëveshjes me Mike Ashley dhe pritet të marrë klubin në zotërim.

Emri i parë në listë si trajner është ai i “The Special One”. Mourinho e ka pranuar se i pëlqen atmosfera që të fal “St. James’ Park” dhe mund të jetë i lumtur atje.

Në rast se Newcastle kalon në duart Khaled, Mourinho mund të ketë në duar një “Manchester City 2” dhe ka liri të eksperimentojë dhe në merkato.

Komento: