Vjen lajmi i papritur për të ardhmen e Shkodran Mustafit

23:01 | 28 September 2020

Tashmë ka ardhur një lajm i papritur për të ardhmen e Shkodran Mustafit.

Lazio raportohet se është në bisedime me Shkodran Mustafin për një transferimin të mundshëm nga Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar ka kohë që lidhet me një largim nga The Gunners, derisa klubi italian është i hapur për transferimin e tij.

Lojtari 28-vjeçar ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe Mikel Arteta do të shesë atë për të rritur fondet në transferimet e reja.

Në anën tjetër, sipas asaj që raporton SunSport – Igli Tare e pëlqen lojën e Mustafin dhe dëshiron me ngulm që ta marrë atë te Lazio.

Mbrojtësi shqiptar dhe babai i tij kishin disa bisedime me klubin italian, për të arritur një marrëveshje personale.

Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe do të mbetet vetëm finalizimi i kontakteve me Arsenalin.

Shuma e kalimit te Lazio për Mustafin do të jetë rreth 15 milionë euro dhe skuadra londineze mund të pranojë vlerën e ofruar.

Komento: