Vjen lajmi i shumëpritur: Juventusi dhe Barcelona bëjnë shkëmbimin e bujshëm

18:23 | 25 June 2020

Juventusi dhe Barcelona kanë bërë shkëmbimin e bujshëm.

Juventusi dhe Barcelona janë marrë vesh për shkëmbimin e Arthur Melos me Miralem Pjanicin

Është përfolur shumë ditëve të fundit për një shkëmbim të tillë, derisa tani Sky Sport italian ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur.

Arthur do të kalojë te Juventusi, ndërkaq Pjanic te Barcelona, me Zonjën e Vjetër që do të paguajë 10 milionë euro pasi kartoni i brazilianit vlerësohet 70 milionë, ndërsa ai i mesfushorit boshnjak 60 milionë.

Arthur Melo pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Juventusin, ku do të përfitojë 5 milionë euro në vit.

Komento: